
Pamjet, të regjistruara më 9 shtator por të shpërndara vetëm kohët e fundit, tregojnë një helikopter të ushtrisë së Nepalit duke larguar disa deputetë nga selia qendrore e policisë në Kathmandu, ndërsa turma e protestuesve duartroket në tokë.
Politikanët ishin të varur vetëm nga një litar dhe një kovë, për t’i shpëtuar sulmit të protestuesve që po kundërshtonin bllokimin e rrjeteve sociale, shkruan La Repubblica.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë politikanë që mbahen pas helikopterëve në tentativë për të ikur nga zemërimi i protestuesve. Këto protesta, të udhëhoqura kryesisht nga të rinjtë e brezit Z, shpërthyen në 8 shtator 2025 dhe rezultuan në 19 të vdekur dhe mbi 1.000 të plagosur, duke çuar në dorëheqjen e Kryeministrit K.P. Sharma Oli .