
Zyrtarët amerikanë besojnë se Tyler Robinson, 22 vjeç, veproi i vetëm në atentatin ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk. Guvernatori i Utah, Spencer Cox, deklaroi në një konferencë për shtyp në mëngjes se hetimet nuk kanë dhënë asnjë të dhënë që mund të çojë në arrestime të tjera.
I pyetur nga gazetarët nëse i dyshuari kishte bashkëpunëtorë, Cox u përgjigj: “Po, por hetimi është ende në vazhdim”.
Hetimet kanë zbuluar se Robinson kishte gdhendur mesazhe në armën dhe plumbat që përdori.
Sipas guvernatorit, pushka e sekuestruar ishte një Mauser model 98, me qitje me levë dhe me dylbi, e mbështjellë me një peshqir të errët dhe e gjetur në një zonë pyjore pranë Universitetit të Luginës së Utah, përcjell NBC.
Në gëzhojat e gjetura në armë u identifikuan disa mbishkrime. Një gëzhojë e qitur mbante shënimin: “notices, bulges, OWO, what’s this?”.
Tre gëzhoja të paqëlluara kishin mesazhe të tjera:
“Hej fashistë! Kapeni!”, i shoqëruar me një shigjetë lart, një shigjetë djathtas dhe tre shigjeta poshtë.
“Oh bella ciao, bella ciao, bella ciao ciao ciao”, një referencë ndaj këngës antifashiste italiane.
“Nëse e lexon këtë, je gay LMAO”.
Guvernatori Cox tha se këto gdhendje, si dhe faktet e tjera të hetimit, po analizohen për të ndërtuar një profil të plotë mbi motivet dhe gjendjen mendore të të dyshuarit.