Vendosni fjalën kyçe....

Vritet aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk (Video)


Aktivisti konservator Charlie Kirk u qëllua për vdekje me armë zjarri në Universitetin e Utah-ut. Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagës në qafë.

Komentatori konservator Charlie Kirk u qëllua të enjten në një veprimtari në Universitetin Utah, shkruan Breitbart, duke cituar një zëdhënës të universitetit.

Kirk, një aktivist i shquar konservator dhe drejtor ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse Turning Point USA, u qëllua me armë zjarri në qafë teksa po fliste para turmës së mbedhur në një veprimtari të titullur “Prove me Wrong” ku synohej të rriheshin ide të ndryshme politike e sociale.

Atentati ndodhi në kabinën e improvizuar ku Kirk mori mikrofonin të fliste. Zëdhënësi i tha NBC News se Kirk po mbante një prezantim kur u qëlluan dhe “me sa dihet, u mor nga ekipi i tij i sigurisë”.

Kirk u bë i njohur kur bashkëthemeloi Turning Point USA në vitin 2012 – një organizatë që e përshkruan veten si një “lëvizje kombëtare studentore e dedikuar për identifikimin, organizimin dhe fuqizimin e të rinjve për të promovuar parimet e tregjeve të lira dhe qeverisjes së kufizuar”.

Aktivisti ka tërhequr një numër të madh ndjekësish në mediat sociale, duke zhvilluar debate me liberalët. Kirk mbështeti Trumpin përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, si dhe në prag të votimit të vitit 2024.

Ai është shfaqur si një kritik i zëshëm i politikave “woke” dhe gjithashtu denoncoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Pas të shtënave, i menjehërshëm ishte reagimi i presidentit amerikan Trump i cili shkroi në Truth Social se Kirk është një djalë i shkëlqyer.

Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi në fund. Zoti e bekoftë! – shkruan Trump.

Dëshmitarët dhe pamjet filmike tregojnë se ai u qëllua në qafë ndërsa fliste nën një tendë. Policia e kampusit konfirmoi se të shtënat u qëlluan nga një godinë rreth 180 metra larg vendit ku po fliske Kirk ndërsa një i dyshuar është në paraburgim. Zbatuesit e ligjit reaguan menjëherë dhe incidenti thuhet se është nën hetim.

Një video e dëshmitarit okular është shfaqur në X që supozohet se përshkruan arrestimin e të dyshuarit në Orem, Utah.

Agjentët e FBI-së janë në vendngjarje, sipas Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se agjencia “mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin e vazhdueshëm”. Senatori i Utah-s, Mike Lee, tha se po “ndjek nga afër situatën në Universitetin e Utah”.

Në një deklaratë të Universitetit të Utah-ut thuhet se “të shtënat erdhën nga një ndërtesë rreth 180 metra” larg Kirk-ut ndërsa theksoi se një person i dyshuar është prangosur nga policia e kampusit.

“Kampusi është i mbyllur për pjesën tjetër të ditës dhe policia e kampusit tonë ka në paraburgim një të dyshuar.”

Të shumta kanë qenë reagimet nga senatorë e kongresmenë demokratë e republikanë që kanë dënuar atentatin ndaj Kirk. Ata shkruajnë se në SHBA nuk ka vend për dhunë për shkaqe politike.