Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Çasti kur një personi i vihen prangat pas atentatit ndaj Charlie Kirk


 

Të tjera video janë shfaqur pas atentatit ndaj komentatorit konservator dhe aleatit të presidentit amerikan Trump, Charlie Kirk gjatë fjalës në një veprimtari në Universitetin e Utah.

Kirk, një aktivist i shquar konservator dhe drejtor ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse Turning Point USA, u qëllua me armë zjarri në qafë teksa po fliste para turmës së mbedhur në një veprimtari të titullur “Prove me ërong” (Ma vërteto me argumente se e kam gabim) ku synohej të rriheshin ide të ndryshme politike e sociale, shkruan RT.

Atentati ndodhi në kabinën e improvizuar ku Kirk mori mikrofonin të fliste. Sipas Associated Press, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të zbatimit të ligjit, “Kirk është në gjendje të rëndë në spital.”

Dëshmitarët dhe pamjet filmike tregojnë se ai u qëllua në qafë ndërsa fliste nën një tendë. Policia e kampusit konfirmoi se të shtënat u qëlluan nga një godinë rreth 180 metra larg vendit ku po fliske Kirk ndërsa një i dyshuar është në paraburgim. Zbatuesit e ligjit reaguan menjëherë dhe incidenti thuhet se është nën hetim.

Një video e një dëshmitari okular është shfaqur në X që supozohet se përshkruan arrestimin e të dyshuarit në Orem, Utah.

Newsweek citoi një zëdhënës të universitetit të ketë thënë se një “e shtënë e vetme u qëllua nga maja e një ndërtese aty pranë, afërsisht 180 metra larg vendit të ngjarjes”, afërsisht 20 minuta pas fillimit të ngjarjes.

Në Truth Social, Presidenti i SHBA-së Donald Trump shkroi: “Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar… ZOTI E BEKOFTE!”, ndërsa e quajti atë “një djalë të shkëlqyer.

Kirk u bë i njohur kur bashkëthemeloi Turning Point USA në vitin 2012 – një organizatë që e përshkruan veten si një “lëvizje kombëtare studentore e dedikuar për identifikimin, organizimin dhe fuqizimin e të rinjve për të promovuar parimet e tregjeve të lira dhe qeverisjes së kufizuar”.

Aktivisti ka tërhequr një numër të madh ndjekësish në mediat sociale, duke zhvilluar debate me liberalët. Kirk mbështeti Trumpin përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, si dhe në prag të votimit të vitit 2024.

Ai është shfaqur si një kritik i zëshëm i politikave “ëoke” dhe gjithashtu denoncoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.