Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: SHBA u ka shpallur luftë bandave, PD do të jetë në krah të kësaj beteje



Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shpallur luftë të hapur ndaj bandave dhe karteleve të drogës në Shqipëri, duke iu referuar një deklarate të të dërguarës së SHBA-së në vend, Nancy Van Horn.

Balliu theksoi se Partia Demokratike do të qëndrojë pranë këtij qëllimi, duke denoncuar pa frikë dhe pa u tërhequr narkomafien që sipas tij është e lidhur me pushtetin aktual.

“PD është aleati më i besueshëm në betejën kundër karteleve të drogës. Kartelet që prej vitesh denoncohen nga PD dhe Sali Berisha, sot veprojnë lirshëm, duke hyrë dhe dalë në zyrat e kryeministrit, duke qenë motor i pushtetit të Edi Ramës. Në këmbim, qeveria pastron paratë e tyre dhe u jep nën kontroll portet, ndërsa institucionet e drejtësisë mbyllin sytë. Por SHBA-ja i ka shpallur luftë bandave dhe PD do të qëndrojë krah kësaj beteje,” tha Balliu.