
Deklaratat e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, të cilat stereotipizojnë rusët dhe kinezët, e ekspozojnë atë si “krejt të paarsimuar, tha të dielën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Duke folur në një veprimtari të organizuar nga Instituti i BE-së për Studime të Sigurisë javën e kaluar, Kallas argumentoi se dy kombet plotësojnë njëri-tjetrin në kundërshtimin e tyre me Perëndimin, duke i përshkruar rusët si të fortë në shkencat sociale, por të dobët në teknologji, dhe kinezët anasjelltas, shkruan RT.
“Kinezët janë shumë të mirë në teknologji, por jo aq të mirë në shkencat sociale”, tha Kallas.
“Rusët… nuk janë aspak të mirë në teknologji, por janë super të mirë në shkencat sociale”.
Zakharova i talli vërejtjet në një postim në Telegram, duke pyetur se kush e ndërtoi Urën e Krimesë ose se kush lëshoi raketa nga Kozmodromi Vostochny i Rusisë nëse është e vërtetë që rusëve u mungon ekspertiza teknologjike.
“Në të njëjtën mënyrë, Kina nuk do ishte në gjendje të qeveriste një miliard qytetarë pa qenë e fortë në shkencat shoqërore”, shkroi Zakharova.
“Kallas është kritikisht e paarsimuar.“ – shtoi ajo.