Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK s’është më nën tutelën e Alex Soros” – Këlliçi


Deputeti i PD-së Këlliçi tha mbrëmjen e sotme se SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe se nuk merr më urdhra nga ai.

Demokrati theksoi se institucioni i drejtuar nga Altin Dumani ka si partner Departamentin e Drejtësisë të administratës Trump dhe i bëri thirrje që t’i shkojë deri në fund çështjes McGonigal.

“SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe George Sorosit. SPAK ka sot një partner krejt ndryshe në SHBA, OPDAT-in dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe që këtij skandali do i shkojë deri në fund. Mjafton të hetoje lidhjet e Edi Ramës me McGonigal dhe do dalin të gjitha. SPAK mund ta marrë dhe ta pyesë Ramën për takimet dhe bisedat me McGonigal-in, edhe ky i fundit mund të pyetet për vizitat e tij në Shqipëri dhe takimet e tij më Ramën.” – tha Këlliçi në “Log”.