Vendosni fjalën kyçe....

Forcat Izraelite godasin ndërtesë të lartë në Gaza, goditet edhe infrastrukturë nëntokësore e Hamasit



Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se Forca Ajrore goditi një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza City, e cila përdorej nga organizata terroriste Hamas.

Sipas IDF-së, në këtë ndërtesë ishte e vendosur infrastruktura ushtarake e Hamasit, që përdorej për të avancuar dhe për të kryer operacione terroriste kundër forcave izraelite në zonë, përcjell YNetNews.

Gjithashtu u raportua se nën ndërtesë ndodhej një kompleks nëntokësor, i cili përdorej nga militantët e Hamasit. Ky goditje ka për qëllim dobësimin e kapaciteteve operacionale të Hamasit dhe rritjen e sigurisë së forcave izraelite në rajon.