
Pas Armando Palit, një tjetër person i plagosur nga atentati ne Shkoder ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Geridon Krajën, i cili nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra nga breshëria e kallashnikovit në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.
Kraja ishte një nga katër personat që u qëlluan gjatë sulmit të armatosur në një lokal pranë bashkisë së qytetit. Ai u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij shëndetësore rezultoi fatale.