Vendosni fjalën kyçe....

India plan gjigant për infrastrukturën, do shpenzojë 125 miliardë dollarë


India po planifikon të investojë 125 miliardë dollarë për të zgjeruar rrjetin e saj të autostradave, pesëfish brenda një dekade, raportoi Bloomberg të enjten.

Në një përpjekje për të modernizuar infrastrukturën e saj dhe per të ulur kostot e logjistikës, India do shtojë rreth 17,000 km rrugë që u mundësojnë shoferëve të udhëtojnë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, tha agjencia e lajmeve, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.

Rrjeti do ofrojë lidhje më të sigurt, më të shpejtë dhe më efikase sesa autostradat ekzistuese të vendit të Azisë Jugore, sipas raportit.

Rreth 40% e rrjetit është në ndërtim e sipër dhe duhet të jetë gati deri në vitin 2030, ndërsa puna në pjesën e mbetur do fillojë pas tre vitesh të tjera, me një afat deri në vitin 2033, shtoi agjencia e lajmeve.

India ka mbi 144.000 kilometra autostrada, por më pak se 5,000 kilometra përmbushin standardet e shpejtësisë së lartë, sipas raportit, shkruan Bloomberg.

Financimi për projektin do bëhet përmes një partneriteti publik-privat ose një sistemi hibrid. Nju Delhi shpreson të ulë kostot e logjistikës nga 14% e PBB-së në rreth 8%, raportoi Bloomberg, duke cituar një raport nga Rubix Data Sciences Pvt.

Ndërsa ekonomia e vendit të Azisë Jugore u rrit me një normë prej 7.8% në tremujorin që përfundon në qershor 2025, infrastruktura e vendit nuk ka arritur të mbajë ritmin me rritjen e saj të shpejtë.

Një raport nga kompania e vlerësimit të tregjeve të kapitalit Crisil Ratings në qershor tha se India do shpenzojë 205 miliardë dollarë në vitin fiskal aktual dhe të ardhshëm në sektorët kryesorë të infrastrukturës, siç janë rrugët, pasuritë e paluajtshme dhe energjia e rinovueshme.