
Dy automjete në pronësi të një shtetasi nga fshati Prekal, në Shkodër, janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës, automjetet, një “Benz” dhe një “Range Rover”, ishin në përdorim të Eduard Ndou, 35 vjeç, dhe kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit, nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik apo veprim të qëllimshëm kriminal.