Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët portugezë: Këputja e kabllos shkaktoi aksidentin tragjik të funikularit në Lisbonë



Autoritetet portugeze të transportit kanë konfirmuar se thyerja e një kablloje ishte shkaku kryesor i aksidentit fatal me funikularin Glória në Lisbonë, që ndodhi të mërkurën dhe la 16 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur, përcjell BBC.

Sipas një deklarate të Zyrës Kombëtare për Sigurinë në Transport, pas hetimit në vendngjarje u konstatua menjëherë se kablloja që lidhte dy karrocat e funikularit ishte këputur.

“Pjesa tjetër e mekanizmit ishte funksionale,” thuhet në deklaratë, por frenat emergjente nuk arritën të ndalonin përplasjen, ndonëse frenuesi e kishte aktivizuar sistemin pneumatik dhe frenin manual.

Karroca e sipërme, që po udhëtonte me një shpejtësi prej 60 km/h, humbi kontrollin dhe u përplas me një ndërtesë, duke shkaktuar tragjedinë. Nuk është e qartë nëse frenimi automatik funksionoi siç duhej.