
Presidenti amerikan Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump pritën disa nga krerët më të fuqishëm të teknologjisë botërore në Shtëpinë e Bardhë të enjten në mbrëmje. Tim Cook i Apple, Satya Nadella dhe Bill Gates i Microsoft, Sundar Pichai i Google, Sam Altman i OpenAI dhe Mark Zuckerberg i Meta ishin të gjithë të pranishëm. Një mungesë ndihej dhe ishte e dukshme: Elon Musk.
Ajo që pasoi ishte një përzierje bisedash mbi politikat, shaka dhe momente të sinqerta të kapura në mikrofon.
Shumë nga krerët e teknologjisë dhuruan para në fondin e përurimit të Trump në fillim të këtij viti dhe vijuan të premtonin të investonin miliarda në SHBA.
Çfarë thanë ata: Zuckerberg, i ulur pranë Trump në darkë, e falënderoi atë për organizimin e takimit dhe tha se të gjithë të pranishmit po bënin “investime të mëdha” në SHBA “për të ndërtuar qendra të dhënash dhe infrastrukturë për të fuqizuar valën e ardhshme të inovacionit”, me META-n që u zotua të investonte të paktën 600 miliardë dollarë deri në vitin 2028, shkruan Axios.

Gates, i cili ishte ulur pranë zonjës së parë Melania Trump, falënderoi presidentin “për krijimin e hapësirave në mënyrë të tillë që ne të mund të bënim një investim të madh në Shtetet e Bashkuara dhe të kishim disa prodhime kyçe, prodhim të përparuar këtu”.
Kreu i OpenAI, Sam Altman, falënderoi Trump “që është një president kaq pro-biznesit dhe pro-inovacionit”, duke shtuar: “Është një ndryshim shumë i rëndësishëm…Mendoj se po na përgatit për një periudhë të gjatë udhëheqjeje të botës, dhe kjo nuk do ndodhte pa udhëheqjen tuaj”.
Intriga: Të gjithë emrat e mëdhenj të teknologjisë morën pjesë në darkë përveç ish-këshilltarit të lartë të Trump, Elon Musk.
Musk tha në X se ishte i ftuar, por nuk mundi të merrte pjesë, ndërsa një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha Business Insider se kompania e personit më të pasur në botë ishte ftuar dhe konfirmoi pretendimin e tij se një përfaqësues do merrte pjesë në takim.

Zuckerberg dukej jo komod përpara se Trump të bënte shaka me të duke i thënë: “Ky është fillimi i karrierës tënde politike”, duke shtuar të qeshurat.
Kreu i META-s, Mark Zuckerberg, shkaktoi të qeshura kur, i kapur në një bisedë pa mikrofon, i tha Trump: “Më vjen keq, nuk isha gati” pasi u pyet për lirinë e fjalës në Britani.
Trump e ngacmoi: “Ky është fillimi i karrierës tënde politike.”
Zuckerberg iu përgjigj: “Jo, nuk është.”