Vendosni fjalën kyçe....

Shenjtërimin e Nënë Terezës, Berisha: I dha nder emrit shqiptar dhe frymëzon me virtytet e saj


Shenjtërimi i Nënë Terezës u përkujtuar sot nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e vlerësoi figurën e saj si një simbol të pashoq frymëzimi për gjithë njerëzimin.

Berisha tha se Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe mishëron virtytet më të larta njerëzore.

Sipas tij, me sakrificën dhe dashurinë për të varfrit, ajo u bë një shembull universal humanizmi, ndërsa shenjtërimi i saj mbetet një moment krenarie për kombin shqiptar.

“Shën Tereza u bë një hyjni për çdo individ. Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë, me sakrificën dhe veprimtarinë e saj. Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut,” u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij, ai shtoi se Nënë Tereza, nobelistja shqiptare, me virtytet e saj shpirtërore arriti të pushtojë zemrat e mbarë shqiptarëve dhe të njerëzimit.

“Të shenjtërohet për së gjalli. Të bëhet një hyjni, aq sa është nëna për çdo individ,” theksoi kreu i demokratëve.