Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në Shkodër 34-vjeçari Kristian Kola, autorët e vëzhguan dhe e qëlluan sapo doli nga lokali


Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Shkodrës, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Kristian Kola.

Autorët, të maskuar dhe të lëvizur me motor, e qëlluan disa herë me silenciator sapo ai doli nga lokali ku ndodhej.

Pavarësisht kontrolleve dhe sekuestrimit të kamerave të sigurisë, policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorët.

Dyshohet se atentatori ka ndalur motorin para lokalit, ka qëlluar nga një distancë e afërt dhe më pas është larguar drejt periferisë së qytetit.

Policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës në disa zona të Shkodrës, por ende pa rezultat për identifikimin e autorëve. Viktima, 34-vjeçari Kola, nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë, ndërkohë që punonte në ndërtim së bashku me të atin.