Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra të vdekur pas përmbytjes së një barke në Nigeri


Të paktën 29 persona kanë vdekur në një aksident me varkë në shtetin Niger të Nigerisë, pasi një barkë u përmbys të martën në mëngjes, thanë zyrtarët e emergjencave.

Varka, që mbante rreth 90 pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, u përmbys buzë lumit Gausaëa.

Zyrtarët e lidhën aksidentin me mbingarkesën dhe një përplasje me një trung peme të zhytur. Ekipet e emergjencës nxorën 29 trupa dhe shpëtuan 50 persona, ndërsa të tjerë mbeten të zhdukur, shkruan RT.

Një burim anonim në Ministrinë e Transportit të shtetit tha se asnjë nga pasagjerët nuk kishte veshur jelekë shpëtimi, gjë që ndikoi në numrin e lartë të vdekjeve.

Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit (NSEMA) konfirmoi incidentin në një deklaratë.

Të enjten, Baba-Arah i tha Xinhuas në telefon se operacioni i shpëtimit nuk kishte përfunduar. Ai gjithashtu hodhi poshtë raportet e mëparshme që pretendonin se më shumë se 60 trupa ishin gjetur.

Aksidentet me varka janë të shpeshta në Nigeri, shpesh për shkak të mbingarkesës dhe praktikave të dobëta të sigurisë në mirëmbajtje. Incidenti i së martës pasoi një tjetër përplasje fatale me varkë në rajon muajin e kaluar, në të cilën të paktën dhjetë persona u konfirmuan të kenë vdekur, sipas Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave të Sokotos.