
Departamenti Amerikan i Shtetit ka komentuar vizitën e kreut të SPAK Altin Dumani në SHBA.
Në reagimin e DASH theksohet se SHBA-ja po punon me Shqipërinë për qëllimet e përbashkët në luftën kundër trafikur të drogës, krimit të organizuar dhe emigracionit të parregullt.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Shefin e Prokurorisë Speciale (CSP) Dumani për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht”, thuhet në reagimin e DASH-it, shkruan Report Tv.
Dumani është pritur në Uashington nga zyrtarin e lartë të departamentit, Brendan P. Hanrahan, për Çështjet Evropian dhe Euro-Aziatike.