
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të mbyllë të enjten procesin e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të kryetares Holta Zaçaj. Kandidati i fundit që po shqyrtohet është kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.
Pas këtij hapi, KED do të bëjë pikëzimin e kandidatëve të kualifikuar: Asim Vokshi, Naureda Llagami, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Alma Faskaj. Fillimisht në garë ishin 13 kandidatë, por gjashtë prej tyre u skualifikuan.