Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të pastrohen plazhet, ndalohet muzika e beach-bareve në qytete


Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë publike për turizmin, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore të Shqipërisë dhe kthimin e tyre në asete për zhvillimin e turizmit.

Hiretet e Shqipërisë janë aseti më i madh që kemi e duhet ta ruajmë si sytë e ballit. Luksi i Shqipërisë është bukuria dhe tradita e vet. Bukuritë e natyrës t’i kthejmë në asete,” u shpreh Rama.

Ai theksoi domosdoshmërinë e pastrimit të plazheve dhe rritjes së shërbimeve publike në zonat bregdetare.

 “Plazhet duhet të pastrohen. Nuk pastrohen dot plazhet, nëse paralelisht me ata që pastrojnë, ka edhe hedhës plehrash. Jam i bindur se ndotësit më të mëdhenj janë ata që thyejnë karriget në stadium,”- tha ai.

Kryeministri shprehu shqetësimin edhe për ndotjen akustike nga muzika e fortë në baret buzë detit, duke njoftuar masa kufizuese.

 “Tallavaja e beach bareve stresohet gjithë dynjaja. Ne do ndalojmë muzikë në beach bare. Muzika do jetë në kohën kur bëhet plazh. Kush do të ofrojë muzikë mund ta bëjë në zona të tjera, ku nuk është gjithë qyteti që duhet të dëgjojë jehonën.”

Ai gjithashtu u ndal te përgjegjësia e biznesit privat për të kontribuar në mirëmbajtjen e mjedisit: “Kush do ketë restorante, kush do vërë një karrige, do të mbjellë edhe një pemë.”

Sipas Ramës, qëllimi i qeverisë është ndërtimi i një turizmi më të qëndrueshëm e më të kultivuar, që ruan dhe promovon imazhin e Shqipërisë si një destinacion natyror dhe kulturor tërheqës.