
Ministria e Jashtme e Izraelit ka dënuar ashpër nënkryetaren e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, pas deklaratave të saj ku akuzoi Izraelin për “gjenocid” në Rripin e Gazës. Në një fjalim të mbajtur para studentëve në Paris, Ribera deklaroi se “gjenocidi në Gaza nxjerr në pah dështimin e Evropës për të vepruar dhe për të folur me një zë, ndërsa protestat përhapen nëpër qytetet evropiane dhe 14 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkojnë armëpushim të menjëhershëm.”
Izraeli reagoi duke e akuzuar Ribera-n se po përhap propagandë të Hamasit. “Teresa Ribera është bërë një kanal për propagandën e Hamasit,” thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme izraelite, që e konsideron deklaratën e saj si të papranueshme dhe të dëmshme, përcjell YNetNews.
Deklarata e Ribera-s vjen në një kohë të tensionuar mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit, ku brenda BE-së ka qëndrime të ndara për luftën në Gaza dhe trajtimin e civilëve palestinezë.