Vendosni fjalën kyçe....

IDF konfirmon: 12 zyrtarë të lartë të Houthive u eliminuan në një sulm në Sana



Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka konfirmuar se 12 zyrtarë të lartë të qeverisë së Houthive u eliminuan gjatë një sulmi ajror të kryer të enjten e kaluar në kryeqytetin jemenit, Sana, përcjell YNetNews.

“Sulmi kishte në shënjestër infrastrukturë ushtarake të përdorur nga komanda e lartë ushtarake, ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme ushtarake si dhe ministra të qeverisë, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin dhe drejtimin e veprimeve terroriste kundër Izraelit,” thuhet në deklaratën zyrtare të IDF-së.

Ky zhvillim vjen në kuadër të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, ku rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë ndërmarrë sulme të përsëritura ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe kanë shprehur mbështetje për Hamasin në konfliktin e tij me Izraelin. Izraeli ka paralajmëruar se do të godasë çdo grup apo shtet që kërcënon sigurinë e tij kombëtare.