Vendosni fjalën kyçe....

Rama për menaxhimin e Ujësjellësit të Vlorës: Dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe


Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër mënyrën e administrimit të Ujësjellësit të Vlorës, duke e cilësuar “të frikshme”.

Ai tha se borxhet e akumuluara nga ndërmarrjet e ujësjellësve në rang vendi arritën në 13.6 miliardë euro në vitin 2020, për shkak të papërgjegjshmërisë ekstreme.

Rama shtoi se qeveria ndërmori reformën e bashkimit të kompanive, duke reduktuar numrin nga 58 në 15 shoqëri rajonale, me qëllim përmirësimin e performancës.

Sipas tij, ky proces ka dhënë rezultate, pasi 9 prej shoqërive nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së.

“Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm.

Solla rastin konkret duke qenë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe.

Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale.

Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi.

Njerëzit nuk pinë decentralizim  në rubitet, por ujë.  Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Hap i jashtëzakonshëm padiskutim.”, tha Rama.