
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gimaj të Shkodrës, ku një automjet është përmbysur në rrugë pasi dyshohet se ka pësuar defekt gjatë lëvizjes.
Policia njofton se rreth orës 14:00, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., ka humbur kontrollin e automjetit, duke shkaktuar përmbysjen e tij. Si pasojë e ngjarjes, pasagjeri i mjetit, shtetasi M. N., ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt.
Për pasojë automjeti është përmbysur.
Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit