Vendosni fjalën kyçe....

“Pse SPAK s’e arreston Ballukun për dy anijet nga Bangladeshi, 75 milionë dollarë qira pa punuar asnjë ditë” – Hoxha


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Lisandër Hoxha akuzoi ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për dy anijet e blera në Bangladesh për prodhim energjie që nuk janë vënë ende në punë edhe pse kanë një kosto qiraje 75 milionë dollarë për dy vite.

I ftuar në News24 Hoxha tha se kjo është vjedhje e pastër e buxhetit të shtetit teksa shtoi se vetëm për mirëmbajtje, shteti shqiptar paguan rreth 700 mijë dollarë në vit.

Cili njeri pa parti pranon të paguajë një incinerator që nuk ekziston? Cili njeri me parti e pa parti, pranon që dy anijet e Belinda Ballukut për të cilat nuk ka guxim SPAK nuk ka këllqe ta hetojë, se është portofoli i stabilokracisë, i qirasë, nuk shkojnë ti vënë prangat për dy anijet e Bangladeshit që i ka marrë kompania mëmë me 15 milionë dollarë në Bangladesh dhe ia ka dhënë shtetit shqiptar me 75 milionë dollarë qira për 2 vite. Të cilat nuk janë ndezur kurrë dhe paguajnë kontrata, konsultime dhe paguajnë 600-700 mijë dollar në vit. Këto janë të gjitha para të vjedhura. – tha Hoxha.