Vendosni fjalën kyçe....

Familjarë, kolegë dhe artdashës i japin sot lamtumirën Dhimitër Anagnostit, homazhet mbahen në Teatrin e Operas dhe Baletit


Regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet sot për në banesën e fundit në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij.

Homazhet zhvillohen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00 deri në 13:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe dashamirës të artit do t’i japin lamtumirën e fundit.

Anagnosti, i ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, la pas një trashëgimi të vyer artistike me filma që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare.

I cilësuar si një prej regjisorëve më të mëdhenj të artit shqiptar, Anagnosti numëron 15 skenarë, 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, të realizuara gjatë karrierës 40-vjeçare.