Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Shpenzimet e fushatës i mbuloi PD, unë nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga SPAK ka folur mbi deklarimin e shpenzimeve ndaj strategut të fushatës së tij, Chris LaCivita.

Ai tha se nuk ka shpenzuar asnjë shumë personale për fushatën, pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga partia. Berisha shtoi se PD do të deklarojë çdo shpenzim sipas afateve të përcaktuara nga ligji, ndërsa formularë për deklarimin e shpenzimeve janë shpërndarë nga KQZ vetëm për deputetët, jo për partitë.

Berisha: Unë nuk them që nuk kam deklaruar. Deputetet po deklarojnë shpenzimet personale, sepse deputetët që kanë bërë fushata, kanë shpenzuar me dhjetëra, mijëra euro. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD.

Pyetje: Kur do e bej publike PD faturën ndaj Chris LaCivita?

Berisha: PD ka një ligj, i cili përcakton aftin ligjor kur PD do deklaroj shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë. Se cila është koha që përcakton ligji, këta nuk ta them. KQZ kam shpërndarë formularë për deputetet të deklarojnë shpenzimet, por jo partitë.