Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Gjergj Araniti” në Sarandë, ku një motor ka përplasur një grua 64-vjeçare. Për pasojë, të plagosur kanë mbetur si drejtuesi i motorit ashtu edhe këmbësorja.
Ngjarja u regjistrua në rrugën e pestë, pranë një marketi, ku motori tip NAS 125 cc, i drejtuar nga 26-vjeçari Perikli Naçi, goditi këmbësoren Shane Çela.
Të dy u dërguan menjëherë në spital. Mjekët bëjnë me dije se Çela ka pësuar fraktura dhe është shtruar në pavionin e kirurgjisë, ndërsa i riu ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndihmës së parë është transportuar në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
