Vendosni fjalën kyçe....

E zë korrenti, humb jetën 51-vjeçari në Kamëz


Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen në Kamëz.

Ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po rregullonte një defekt.

Viktima është identifikuar si Arben Legisi.

Njoftimi

Kamëz/Informacion paraprak.

Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.