Vendosni fjalën kyçe....

Mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së


Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT -së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte shpallur në kërkim gjatë një operacioni të SPAK dhe policisë, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.

Mësohet se ai është paraqitur në polici të premten, i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa në dëshminë paraprake ka pretenduar se nuk e dinte që ishte në kërkim dhe e ka mësuar nga mediat.