Vendosni fjalën kyçe....

Bleona Qereti ngriti padi, Kokalari: Padia ka absurditete dhe gënjeshtra për të cilën janë gati të dalin dëshmitar


Këngëtarja Bleona Qereti ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të New York-ut ndaj politikanes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

Në padi theksohet se kjo fushatë shpifjesh ka përfshirë publikimin e deklaratave degraduese në rrjete sociale, tentativat për bojkot të eventeve ku Qereti ishte e ftuar dhe përhapjen e dezinformatave te figura të njohura politike në SHBA dhe Shqipëri.

Në një reagim në  rrjete sociale, Kokalari e quajti padinë “absurditet”. Ajo shtoi se nuk e di nëse duhet ta quaj tragjedi sociale këtë fenomen, ku individë të fushës së artit aludojnë se janë ata të politikës që po ju dëmtojnë reputacionin.

Kokalari gjithashtu paralajmëroi përgjigje ligjore: “Padinë e kam lexuar në detaje dhe unë dhe ata që kjo ka implikuar në të do ti përgjigjemi së bashku në një zë”.

Ajo theksoi se padia ka absurditete dhe genjshrta dhe se disa nga emrat e përmendur, që janë pjesë e administratës së President Trump, nuk duan të përfshihen në çështje juridike: “E vetmja keqardhje që kam është që individët e administratës që ka implikuar janë individë që i ka njohur nga unë, dhe këtë s’ja fal vetes, sepse e di që ju ka krijuar stres komplet të panevojshëm”.

Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

“Deklarata për shtyp që paditësja i ka nisur medias Shqiptare sot, është absurditet sidomos kur zgjedhë copëzat të saj thjeshtë për të dëmtuar figurën time, ndërkohë që për dëmtim figure më akuzon në këtë padi.

Nuk di nëse duhet ta quaj tragjedi sociale këtë fenomen, ku individë të fushës së artit aludojnë se jemi ne të politikës që po ju dëmtojnë reputacionin, apo janë ata që fusin hundët në çështjet dhe marrëdhëniet tona, duke sjellur dëme në relacione politike që janë ndërtuar për të ndihmuar në çështjet e Shqipërisë dhe Kosovës. Të përmëndësh emra që janë pjesë e administratës së President Trump, në një padi kaq ordinere, dhe pastaj ta çosh për publikimin në median Shqiptare, është diçka që do ti kthehet paditësit vet si boomerang.

Përtej kësaj, padia ka absurditete dhe gënjeshtra, për të cilën janë gati të dalin dëshmitar që janë boll të njohur në Shqipëri. Thjeshtë se ti pretendon diçka në një dokument gjyqi, nuk do të thotë që është e vërtet.
Padinë e kam lexuar në detaje dhe unë dhe ata që kjo ka implikuar në të dhe do ti përgjigjemi së bashku në një zë.

Kjo padi mund të botohej shumë mirë kur të dilte vendimi i gjykatës, dhe ju garantoj që do përfundoj ajo vetë duke më paguar mua personalisht por dhe ata që ka përmëndur (pa asnjë autorizim) në atë padi dhe që sot janë pjesë e administratës Trump. E vetmja keqardhje që kam është që individët e administratës që ka implikuar janë individë që i ka njohur nga unë, dhe këtë s’ja fal vetes, sepse e di që ju ka krijuar stres komplet të panevojshëm duke ngritur pikëpyetje për kredibilitetin tim. Këta individë nuk duan emrat e tyre në asnjë padi, jo më në një padi të një personazhi si Bleona Qerreti”.