Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi pranë brigjeve spanjolle, mbyten 69 emigrantë


Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pranë Ishujve Kanarie në Spanjë ku nga fundosja e një barke që transportonte emigrantë të paligjshëm kanë gjetur vdekjen 69 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë të zhdukur.

Autoritetet e Mauritanisë gjetën trupat e pajetë pas fundosjes së një anijeje që transportonte më shumë se njëqind emigrantë drejt Ishujve Kanarie. Anija u fundos këtë të enjte në zonën Me Haijratt, rreth 60 kilometra në veri të Nouakchott, dhe mbante kryesisht emigrantë nga Zambia dhe Senegali, shkruan Ara.

Autoritetet mauritaneze kanë shpëtuar 17 persona të gjallë dhe vazhdojnë të punojnë për të gjetur trupat e mbetur, pasi të mbijetuarit kanë shpjeguar se anija mbante rreth njëqind persona që ishin nisur nga Gambia gjashtë ditë më parë.

Rruga migratore nga bregu afrikan në Ishujt Kanarie, e njohur si Rruga e Atlantikut, konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë, me mijëra vdekje çdo vit. Në vitin 2024, 46,843 emigrantë mbërritën në Spanjë nëpërmjet kësaj rruge, sipas të dhënave zyrtare.