
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është liruar nga burgu pas pak më shumë se dy vitesh izolimi pas dënimeve të dhëna nga GJKKO.
Ai ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë dhe sipas përllogaritjeve, dënimi i tij tashmë ka përfunduar i gjithi, me 2 vite e 21 ditë burgim.
Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës.