
Është identifikuar viktima e gjetur mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të fshatit Dragostunjë, Librazhd. Bëhet fjalë për Nazmi Canin, tregtar i njohur këpucësh në zonë.
Dyshohet paraprakisht se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt i miokardit, megjithatë pritet konfirmimi përfundimtar nga ekspertiza mjeko-ligjore, ku është dërguar trupi i pajetë.
