Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trup i pajetë në një rrugë rurale në Librazhd


Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në fshatin Dragostunjë të Bashkisë Librazhd. Viktima, ende i paidentifikuar, është i gjinisë mashkullore dhe u konstatua nga një kalimtar, i cili njoftoi menjëherë policinë, raporton BW.

Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për shkaqe natyrale apo vdekje në rrethana të dyshimta. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë përgjigje mbi shkaqet e vdekjes.