
Komisioni Rregullator do të miratojë sot në orën 11:30 rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit, duke përcaktuar numrin e votave, mandatet dhe listat për çdo zonë zgjedhore.
Pas kësaj, presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë hapjen e legjislaturës së 11-të, e cila do të nisë punimet brenda 10 ditësh.
Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme.
Nga zgjedhjet, Partia Socialiste siguroi 83 mandate, PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50, Partia Socialdemokrate 3, Mundësia 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga 1 mandat secila.