Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi të miturin, arrestohet shoferi 24-vjeçar


Një aksident është regjistruar në fshatin Dushk të Fierit.

Sipas burimeve, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Dushk, pas një aksidenti të ndodhur të martën në fshatin Dushk.

Mësohet se 24-vjeçari përplasi një shtetas të mitur, i cili ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, policia po vijon hetimet për shkaqet e aksidentit dhe për pasojat e tij.