
Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj zbuloi se në muajin qershor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka marrë dy oferta nga mazhoranca për t’u bërë pjesë e qeverisë së re.
Ai tha se i ka refuzuar, duke theksuar se nuk mund të bëhej pjesë e një pushteti që sipas tij po përpiqet të krijojë “një fasadë demokracie”.
Ky vendim sipas tij ka ardhur me kosto të cilat është i lumtur t’I mbajë.
“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë.
Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytete. Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar.
Kam refuzuar të jem palë me pushtetin i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, tha ai.