Vendosni fjalën kyçe....

Begaj uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës, Dimal Basha


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur zgjedhjen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për tejkalimin e ngërçit disa mujor politik.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, u shpreh Begaj.