
Shefi Organizativ në PD Klevis Balliu i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë denoncimin e selisë blu për Eco Parkun.
Në një deklaratë publike ai tha në këtë aferë është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri Rama.
Sipas Balliut, nga 19 milionë eurot e tenderit, kompania ka shpenzuar vetëm 6 milionë euro.
Denoncimi i Balliut
“Ku përfunduan 13 milionë euro të Eco Parkut?
Si është e mundur që një aferë e tillë, ku janë zhdukur miliona euro nga taksat e qytetarëve, të mos hetohet? Pse drejtësia hesht? Pse nuk merret në pyetje firmëtari i kësaj afere, ai që ka vënë vulën mbi shpërdorimin e parave publike?”
“Për aferën e Eco Parkut ka pllakosur heshtja, sepse në këtë aferë është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë Edi Rama, i cili si kryetar i komunitetit të Emergjencave urdhëroi Alqi Bllakon me firmë dhe me çdo gjë tjetër të niste procedurat e tenderimit për Eco Parkun që do kushtonte plot 19 milionë euro. Por kompania nënkontraktore e cila ishte kompania e shoferit të Klodian Zotos të inceneratorëve ka shhpenzuar vetëm 6 milionë euro nga 19 milionë euro që ishte tenderi. Ku kanë shkuar 13 milionë eurot e tjera? Në xhepin e Ramës apo siç thonë të gjithë në Surrelin e Ramës? Ku janë 13 milionë eurot e tjera? A do I gjejë? A do hetojë SPAK-u? Apo do mbyllë gojën dhe do t’I nënshtrohet edhe njëherë shefit të vet Edi Rama duke e zhdukur këtë aferë nga çdo hetim.”