Vendosni fjalën kyçe....

“Aksident tragjik, vlerësojmë punën e gazetarëve dhe mjekëve” – Netanyahu kërkon ndjesë për bombardimin e spitalit


Kryeministri i Izraelit Netanyahu e ka quajtur aksident tragjik bombardimin e spitalit Nasser në Gaza ku u vranë dhjetëra persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë.

Ai shkruan në X se Izraeli e vlerëson  punën e gazetarëvem, stafit mjekësor dhe sicilët dhe se lidhur me aksidentin  pok kryhet një hetim i plotë. Netanyahu shton se synimi i Izraelit është mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza.

Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë. Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve tona në shtëpi.” – shkruan Netanyahu.