
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Fier, pranë kryqëzimit të shkollës së muzikës.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.
Si pasojë, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.