Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat, identifikohet autori i dyshuar


Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në rrugën “Petraq Leka” në zonën e Kombinatit. Një automjet u qëllua pas një konflikti të çastit por nuk raportohet pet të lënduar.

Policia po heton intensivisht dhe ka identifikuar autorin e dyshuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.