Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet analistja kryesore e CIA-s që qëndron pas Russiagate


Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard

Një nga analistët më të lartë të CIA-s për Rusinë ka humbur punën e saj gjatë fushatës së presidentit Donald Trump për depolitizimin e shërbimeve të inteligjencës, raportoi të enjten gazeta The Economist.

Oficeri, identiteti I të cilit nuk u zbulua, mbikëqyri hartimin e një raporti që akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016 në favor të Trump.

The Economist e përshkroi atë si “oficerin më të lartë të inteligjencës së vendit për Rusinë dhe Euroazinë”, që bashkërendoi operacionet që lidheshin me ish-Bashkimin Sovjetik. Sipas gazetës, autorizimi i saj i sigurisë u revokua më 19 gusht, së bashku me ato të 36 zyrtarëve të tjerë dhe ish-zyrtarëve.

Kremlini mohoi akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, ndërsa Trump dhe republikanët i denoncuan ato si një “mashtrim” nga ish-presidenti Barack Obama dhe Demokratët për të delegjitimuar fitoren e parë zgjedhore të Trump dhe për të minuar presidencën e tij.

Që nga mesi i korrikut, drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard ka publikuar dokumente të shumta që ajo pretendon se kanë zbuluar një përpjekje të bashkërenduar nga zyrtarë të lartë të epokës së Obamës për të akuzuar në mënyrë të rreme Trump-in për bashkëpunim me Rusinë.

Më parë këtë javë, Gabbard njoftoi se zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e cila mbikëqyr 18 agjenci, do reduktohet me gati 50%. Komuniteti i inteligjencës amerikane është “pllakosur me rrjedhje të paautorizuara të inteligjencës, politizim dhe përdorim të inteligjencës”, tha ajo.

Gabbard tha gjithashtu se Qendra e Ndikimit të Huaj (FMIC), e krijuar nga Kongresi pas akuzave për Russiagate, do zvogëlohet ndjeshëm dhe do i hiqen nga disa nga funksionet e saj kryesore.