Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me kokainë në Vorë, arrestohet 39-vjeçarja


Një 39-vjeçare e identifikuar si Roxhensa Kapurani u arrestua në Vorë pasi gjatë një kontrolli policor i gjetën 4.4 gram kokainë të fshehur në portofol.

Sipas policisë së Komisariatit të Policisë Vorë, droga u kap gjatë një kontrolli rutinë. E arrestuara, Marina Fara, vajza e kengetares Eli Fara deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

Kujtojme qe para pesë vitesh, Marina Fara ishte përfshirë në operacionin policor “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. 

U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.