
Disa viktima dhe shumë të plagosur u raportuan të, përfshirë fëmijë, pasi një autobus turistik me rreth 50 udhëtarë që po kthehej në New York City nga Niagara Falls u përplas në një hendek, tha policia.
Autobusi u përmbys pasi humbi kontrollin për “arsye të panjohura”, tha zëdhënësi i Policisë së Neë Yorkut, James O’Callaghan, në një konferencë për shtyp, shkruan CNN.
Disa persona mbetën të bllokuar dhe të tjerë u nxorën nga autobusi, tha O’Callaghan.
Përkthyesit gjithashtu do vijnë për të ndihmuar policinë pasi shumica e njerëzve në autobusin turistik ishin indianë, kinezë dhe filipinas, tha O’Callaghan.
Një listë e pasagjerëve e ofruar nga kompania e autobusëve konfirmon se kishte 52 persona në bord, përfshirë shoferin, tha policia në një deklaratë.