
Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Arbër Veliaj, është paraqitur sot për herë të dytë brenda kësaj jave në Prokurorinë e Posaçme. Edhe një ditë më parë ai qëndroi mbi pesë orë para prokurorëve, duke u marrë në pyetje për dosjen e të vëllait.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Arbër Veliaj theksoi se ishte paraqitur vullnetarisht për të bashkëpunuar me institucionin. Tre javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e tij kundër kontrolleve të kryera nga SPAK në banesat dhe bizneset e tij në dhjetor 2024.