
Zjarri ka përfshirë një kodër pranë Drashovicës në Selenicë. Era e fortë në zonë po ndikon në zgjerimin e vatrës ndërsa terreni paraqitet i vështirë për ndërhyrje.
Një vatër zjarri është aktivizuar pranë fshatit Dukat në Vlorë, ku pak ditë më parë ishte një vatër e madhe që u shua pas disa ditësh përpjekje.
Ndërkohë problematike është gjendja me zjarret në bashkine e Fushë Arrëzit.
Krahas dy vatrave të zjarrit që vijojnë aktive prej 10 ditësh, pasditen e sotme një vatër u shfaq pranë fshatit Kryezi. Drejtuesit vendorë kërkuan ndërhyrjen nga ajri duke qenë se bëhet fjalë për një masiv pyjor pishash.