
Uganda ka rënë dakord për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të pranuar emigrantët e deportuar, me kusht që të deportuarit të mos kenë precedentë penalë dhe të mos jenë të mitur të pashoqëruar, thanë zyrtarët të enjten.
Ministria e Jashtme e Ugandës në një deklaratë tha se “të dy palët po punojnë për modalitetet e detajuara se si do të zbatohet marrëveshja”.
Uganda shprehu gjithashtu një preferencë që ata që sillen në vend të jenë me kombësi afrikane.
Nuk ishte e qartë nëse marrëveshja ishte nënshkruar, por deklarata e ministrisë tha se ajo ishte “përfunduar”.
Ministri i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Henry Okello Oryem i tha Associated Press se Uganda njihet globalisht për politikën e saj bamirëse ndaj refugjatëve por ka kufizime.
“Po flasim për kartelet: njerëz që janë të padëshiruar në vendet e tyre. Si mund t’i integrojmë ata në komunitetet lokale në Ugandë?”– pyeti ai.
Ai tha se qeveria ishte në diskutime rreth “vizave, tarifave, sanksioneve dhe çështjeve të lidhura me to, duke mos pranuar të huaj të paligjshëm nga SHBA-ja. Kjo do të ishte e padrejtë për ugandasit”.
Në korrik, SHBA-të deportuan pesë burra me të kaluar kriminale në mbretërinë jugafrikane të Eswatini-t dhe dërguan tetë të tjerë në Sudanin e Jugut.