Vendosni fjalën kyçe....

Telashe për Greqinë, Libia lindore mund të lejojë Turqinë të kërkojë për naftë


Ligjvënësit e Libisë lindore po përgatiten t’i japin “dritën jeshile” Turqisë për eksplorimin e hidrokarbureve në ujërat libiane, sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, i cili raporton një “kthesë mbresëlënëse që shënon përmirësimin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Libisë”.

Dhoma e Përfaqësuesve në Bengazi pritet të votojë për marrëveshjen e vitit 2019 në javët e ardhshme në lidhje me kornizën për bashkëpunim në eksplorim, raportojnë burime në Turqi dhe Libi. Ata vënë në dukje se shumica e pengesave janë hequr, shkruan Ekathimerini.

Libia, një anëtare e OPEC-ut, ka qenë e ndarë për vite me radhë midis qeverive rivale të Bengazit dhe Tripolit. Kjo e fundit mban lidhje të ngushta me Turqinë dhe tashmë e mbështet marrëveshjen.

Megjithatë, opozita e fortë nga ana lindore, e dominuar nga Feldmarshal Khalifa Haftar dhe Ushtria Kombëtare Libiane, deri më tani e ka penguar ratifikimin e saj.

“Nëse miratohet, marrëveshja do t’i hapë rrugën eksplorimit turk të naftës dhe gazit në një zonë detare midis Kretës dhe Turqisë, duke forcuar pretendimet e Ankarasë në Mesdheun lindor”, komenton Bloomberg, duke vlerësuar se një zhvillim i tillë mund të përshkallëzojë më tej mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Qipron, “të cilat e akuzojnë Turqinë për ambicie sovrane në ujërat e diskutueshme”.