Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet nga ajri të zjarrit në Kryezi


Ndërkohë që drejtuesit vendorë të Fushë Arrëzit kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve në Kryezi, flakët po përhapen me shpejtësi në masivin pyjor me pisha.

Të ndihmuara edhe nga era e fortë ato kanë përpirë sipërfaqe të madhe.

Zjarrfikësit, policia dhe shërbimi pyjor po përpiqen t’i mbajnë nën kontroll flakët ndërsa drejtuesit kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve.